Zyrtarët turq i thonë Berlinit të shikojë punët e veta

09:05 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryediplomati turk Mevul Cavusoglu ka thënë që arrestimet e fundit të dy shtetasve gjermanë nuk duhet ta shqetësojnë Berlinin.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët që kur Angela Merkel tha që donte të ndalonte bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE, transmeton portali arbresh.info

Zyrtarët turq të dielën paralajmëruan Berlinin të qëndronte jashtë çështjeve të brendshme, pasi doli se dy shtetas gjermanë u arrestuan në Turqi javën e shkuar “për arsye politike”.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, u citua nga agjencia e lajmeve Anadolu t’i ketë thënë Gjermanisë se ndalimet e fundit nuk ishin “shqetësimi yt” dhe hodhi poshtë reagimin e zemëruar të qeverisë gjermane.

“Kur ne arrestojmë (një puçist) Gjermania fillon të shqetësohet, por çfarë duhet të bëjmë?” Cavusoglu u citua të thoshte. “Ky është gjithashtu një qytetar turk, por ajo (Gjermania) pyet pse po e arrestoni qytetarin tim?”

Turqia ka arrestuar rreth 50,000 njerëz pas grushtit të dështuar në korrik 2016.

Të paktën 55 janë të njohur si shtetas gjermanë, 12 prej të cilëve po mbahen si “të burgosur politikë”, sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme