Shqiptarët që lëvizin jashtë Kosovës ruajnë me fanatizëm kulturën dhe traditat.Në Kroaci jetojnë rreth 18 mijë shqiptarë, sipas të dhënave zyrtare. Por ekziston një numër më i madh i shqiptarëve që janë deklaruar si pakica tjera, për shkaqe të ndryshme.
Ardita Lokaj – veprimtare, e ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, tha se kontributi i shqiptarëve në Kroaci është jashtëzakonisht i madh e sidomos kur lëvizjet e shqiptarëve janë shtuar pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.
“ Ka 37 vite që jetoj në Kroaci dhe gjatë këtyre viteve kam mësuar se njeriu pavarësisht ku jeton, aty duhet të ambientohet por të mos harrojë se kush është dhe nga vjen”, tha Lokaj .
Shqiparët në Kroaci kontribojnë në mënyra të ndryshme të ruajnë kulturën dhe traditat .
”Unë si veprimtare gjithmonë e kam dashur artin dhe pas disa hulumtimeve në bashkëpunim me dy shqiptarë tjerë kemi bërë një projekt- ekspozitë, ku aty kemi shfaqur kulturën e traditën tonë, e sidomos duke u fokusuar tek të rinjtë”, theksoi Lokaj.
Ajo tutje tha se kroatët na kanë njohur në fushën e biznesit por sot kemi edhe profesorë , gazetarë dhe mjekë shqiptarë të suksesshëm atje dhe ky sukses na bën krenarë e na motivon të vazhdojmë tutje, gjithmonë me shumë punë dhe përkushtim.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155371548868859/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?