Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer stërvitje raketore në përgjigje ndaj testit të gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut, ndërsa tregjet botërore eskaluan dukshëm pas tensioneve në mes të Phenianit dhe SHBA-ve, raporton Reuters.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mblidhet më vonë për të diskutuar sanksionet më të reja kundër regjimit të izoluar, kurse presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të njoftohet për opsionet e mundshme ushtarake, transmeton portali arbresh.info
Forcat ajrore dhe ushtria e Koresë së Jugut kryen stërvitje që përfshijnë raketa të rrezes së gjatë të veprimit, raketa ajër-sipërfaqe dhe raketa balistike, thanë shefat e përbashkët të personelit në një deklaratë.
Stërvitja e të hënës u krye vetëm nga ushtria e Koresë së Jugut, por më shumë ushtrime ishin duke u përgatitur me forcat amerikane në vend./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...