Magnezi mendohet se është thelbësor për zemrën dhe eshtrat, por nuk është kështu.
Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme të trupit.
Arsyeja pse është kaq i rëndësishëm është sepse bën të mundur proceset e detoksifikimit, parandalimin e dëmtimit të kimikateve mjedisore, metaleve të rënda dhe toksinave të tjera.
Në librin “Mrekullia e magnezit” botuar nga Dr. Dean në vitin 2014, janë listuar të gjitha sëmundjet që mund të na shkaktojë mos marrja e këtij minerali.
Ja disa nga më të rëndësishmet:
-Ankth dhe panik
-Astmë
-Ciste
-Diabet
-Hipertension
-Pagjumësi
-Migrenë
-Dhimbje kronike të shpinës
-Infertilitet
-Osteoporozë
-Depresion
-Hipoglicemi
-Probleme me mëlçinë
Simptomat e para të mungesës së magnezit përfshijnë: humbje e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi të muskujve. Dhe nëse mungesa është e vazhdueshme mund të shkaktojë simptoma më të rënda të tilla si: mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kontraktimet e muskujve dhe dhimbje barku, ndryshime të personalitetit etj.
Përfitimet e marrjes së magnezit
Studimet kanë treguar se është e shkëlqyer për të mbajtur metabolizmin në mënyrë efikase. Magnezi është i pranishëm tek algat dhe perimet me gjethe jeshile, si spinaqi. Por edhe tek fasulet, arrat dhe farat, kungulli, luledielli, farat e susamit dhe avokadot.
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...