Trump: Jemi të gatshëm të përdorim ‘arsenalin bërthamor’ për të mbrojtur veten dhe aleatët

00:48 | 4 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se SHBA-të janë të gatshme të përdorin ‘arsenalin bërthamor’ për të mbrojtur vendin dhe aleatët kundër Koresë Veriore.

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Presidenti Trump ka përsëritur edhe një herë se SHBA-të do të jenë të angazhuara nëse aleatët e saj kërcënohen, transmeton portali arbresh.info

“Presidenti Trump ka përsëritur edhe një angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur vendin, territorin dhe aleatët e saj, duke përdorur të gjitha mundësitë për zgjidhje diplomatike, konvencionale dhe bërthamore, që ndodhen në dispozicionin tonë “, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Japonia dhe SHBA-të kanë dënuar ashpër testimin e fundit të kryer nga regjimi i Kim Jong-un, duke e quajtur si ‘provokim për destabilizimin e rajonit’.

Trump gjithashtu i ka premtuar Japonisë angazhime të ndërsjellta të mbrotjes të dy vendeve dhe ka premtuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme