Berisha: Brigjet e një vendi pa shtet i morën jetën 28 turistëve

23:59 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në përfundim të sezonit turistik, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbytjet e turistëve në brigjet shqiptare. Pas rastit të fundit, ku një turiste çeke humbi jetën në Radhimë të Vlorës, Berisha vjen me statistika duke thënë se kjo është e 28-a në këtë sezon turistik.

Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës dhe autoritetet lokale nuk kanë shpenzuar për mbrojtjen dhe sigurimin e qytetarëve nga rreziku i ujit, shkruan lapsi.al

“Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota.” – mbylli postimin e tij Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Sezoni turistik i mbytjes se 28 turisteve apo 5 here me shume se ne te gjitha brigjet e Europes!

Brigjet e Shqiperise, brigjet e askujt!

Te dashur miq, ne Radhime ndodhi sot mbytja e radhes. Nje turiste çeke humbi jeten ne det, mbytja e dyte ne Vlore ne 4 ditet e fundit dhe e 28-ta e ketij sezoni turistik. Ne harkun kohor dy mujor ujerat e birigjeve te detrave tona sikur te ishin brigjet e nje vendi pa shtet, gllaberuan ne thellesite e tyre 28 jete apo 5 here me shume jete pushuesish se sa ujerat e brigjeve te te gjithe kontinentit.

Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, denoj me ashperi kujdesin zero te autoriteteve qendrore dhe lokale te vendit si dhe indiferencen dhe papergjegjshmerine e tyre ndaj rrezikut te ujit. Theksoj se kjo eshte nje indiference kriminale.

Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijra lek ne buxhetin e shtetit gjate qendrimit te tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kane shpenzuar qofte dhe nje qindarke per mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Perveç kesaj, qeveria, me industrine e mafies, skafet qe ka favorizuar, ka rritur shume rrezikun per jeten te turisteve ne ujerat e plazheve tona.

Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota! sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme