Google ADS

Merkel: Trump mund të parandalojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore

23:45 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore nuk mund të mposhtet pa ndihmën e Donald Trumpit, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel.

Koreja e Veriut kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të dielën, për të cilin pretendohet se ishte një bombë e avancuar me hidrogjen, transmeton protali arbresh.info

Testi është stërvitja e tij më e fuqishme deri tani ,pesë herë më i fuqishëm se arma e përdorur në Hiroshima në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ky veprimit i regjimit të Kim Jong-un ka nxitur debate të mëdha në të gjithë botën.

Në këtë rast, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, për të cilin ka thënë se ‘vetëm ai mund të ndihmojë në parandalimin e një lufte’.

“Nuk besoj se ne mund të zgjidhim konfliktin pa presidentin amerika. Megjithatë, duhet marrë parasysh se ne kërkojmë një zgjidhje paqësore diplomatike”, tha Merkel.

SHBA-të kanë deklaruar se janë të gatshëm që t’i përgjigjen kërcënimeve të Koresë Veriore me një ‘opsion ushtarak’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme