Ishin krejtësisht identike kur lindën por me kalimin e kohës gjithçka do të ndryshonte. Bëhet fjalë për Marcia dhe Millie Biggs nga Birminghami i Anglisë, binjaket të cilat duket sikur nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën.
Ndërsa rriteshin njëra nisi të ketë ngjyrë më të mbyllur të lëkurës, ndërsa tjetra më të hapur, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela, shkruan Ora.
Marcia është shumë më dinamike, i pëlqejnë lojërat dhe është drejtuar nga atletika në orët e edukatës fizike.
“Më pëlqen këndimi dhe vallëzimi, jam sikurse princeshë në këtë shtëpi”, ka thënë Millie, e cila ka ngjyrën e mbyllur të trashëguar nga babai me origjinë nga Xhamajka.
Nëna britanike e binjakeve të tilla të ndryshme, që ndodhë një në një milion raste të lindjeve, ka thënë se i është dashur t’ua përsërisin mësuesve se ato janë motra.
https://www.youtube.com/watch?v=LhAMf_ZYhTo
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...