Kur tashmë kanë mbetur më shumë se një muaj deri te zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor të këtij viti, Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi e ka shprehur haptas mbështetjen për kandidatin e AKR-së, Selim Pacollin në Prishtinë.
Murtezi në një prononcim për Gazetën e Re, ka thënë se do mbështes kandidatin për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacollin nga radhët e AKR-së.
Sipas tij, Pacolli është kandidati më i përgatitur për pozitën e Kryetarit të Komunës, duke e cilësuar se ka përgatitjen e duhur për projekte inovative dhe kapitale në fushën e infrastrukturës së komunës.
” Pacolli është kandidati më i përgatitur për pozitën e Kryetarit të Komunës, ai ka përgatitjen e duhur për të implementuar projekte inovative dhe kapitale, në fushën e infrastrukturës së komunës dhe teknologjinë inovative, njëherit me Pacolli do ta kemi më lehtë implementimin e projekteve kapitale nga donatorët të ndryshëm siç janë nder të tjera edhe Ambasadat dhe fondet e Huaja”, është shprehur Murtezi për mediumin tonë.
Sipas Murtezit nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, kane ngecur shumë projekte të pa implementuara ngase ka munguar në tërësi mirëkuptimi dhe bashkëpunimi profesional, ndërmjet pushtetit lokal dhe donatorëve.
Ai shprehet i bindur se kandidati Pacolli do të krijoj ekipin e duhur profesional për të siguruar bashkëpunim të mirë me donatorët dhe investitorët e huaj, duke shtuar se qytetarët e Prishtinës kanë nevoje për projekte të dukshme siç janë krijimi i qendrave shkencore, inovacionit dhe teknologjisë, që do t’i shërbenin të rinjve për të zhvilluar eksperimente inovative.
Gjithashtu sipas tij në Prishtinë ka nevojë edhe për hapësira të punës për organizata joqeveritare, media dhe shoqëri civile, investime në shkolla për blerjen e mjeteve që e mundësojnë zhvillimin e praktikës dhe hapësira të banimit për studentët.
Përveç këtyre, Murtezi ka thënë se duhet të përmirësohen edhe shërbimet komunale, që të jenë shërbime profesionale dhe të krijohen mekanizma të posaqshëm për të verifikuar përgatitjet profesionale të çdo zyrtari shërbyes, në mënyrë që të sigurohet respektimi i plotë i të drejtave të njeriut dhe shërbime me profesionale në organet administrative të Komunës së Prishtinës.
Krejt në fund Shkelzim Murtezi shton se shumë projekte në infrastrukturë mund të realizohen edhe nga investitorët privatë, ku komuna do të tregohej më bashkëpunuese dhe me konstruktiv.
Ai ka zbuluar për Gazetën e Re, se ka pasur interesim nga Investitorë të huaj për të investuar në infrastrukturën e trafikut, mirëpo nuk kanë hasur në mirëkuptim të pushtetit lokal aktual, që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Shpend Ahmetin.
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...