Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”.
Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar.
10 nga këshillat e Sokratit
1- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
2- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
3- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
4- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
5- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
6- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
7- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
8- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
9 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
10- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...