Nuk paska të mbaruar, Xhensila dhe Besi dasmë tjetër të hënën

17:04 | 3 Shtator 2017
Arbresh.info

Martesa e çiftit Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku ka qenë padyshim kryefjala e ditëve të fundit. Dy personazhet e dashur të showbiz-it shqiptar kanë zhvilluar deri më tani dy ceremoni.

Të parën, me më pak zhurmë, të mbajtur më datë 27 me familjarët dhe miqtë e Xhensila Myrtezajt dhe të dytën, dasmën madhështore që u mbajt me 1 shtator në Pallatin e Brigadave me të ftuar të shumtë VIP nga bota e politikës dhe e artit. Por nuk mbaron me kaq.

‘Xing.al’ ka mësuar se çifti i famshëm tashmë po përgatitet për dasmën e tretë. Në një prononcim ekskluziv, Besart Kallaku rrëfeu se dasma e tyre e radhës do të mbahet me datë 4 shtator në një resort në zonën e malit të Dajtit.

Ai bëri të ditur se kësaj radhe, ceremonia do të mbahet me miqtë dhe familjarët e tij dhe me shumë gjasa, kjo dasmë do të jetë e përmasave më të vogla se ajo e 1 shtatorit që tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme, falë momenteve spektakolare dhe personazheve të famshëm që ishin në të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme