Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.
“Besoj se kemi luftuar shumë për të marrë një pikë në Kroaci, ka qenë shumë e vështirë, pasi dje e filluam këtë ndeshje, dhe sot i vazhduam 70 minutat. Më duket se kemi luajtur shumë mirë, kompakt, Kroacia nuk ka pasur shumë raste, dhe kështu duhet të vazhdojmë, edhe ndaj Finlandës, pasi kështu mund të marrim pikë”, deklaroi mbrojtësi Mërgim Vojvoda për Supersport, përcjellë arbresh.info.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /arbresh.info/
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa të jetosh si refugjat në qyt...
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...
Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketa...
Osmani ndan tjera fotografi nga pritja në West Point: Falemi...
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njoh...