Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.
Sulmuesi Vedat Muriqi, tha se Kosova luajti ndaj një ekipi tejet të fortë.
“Kroacia është në top-10 të botës. Luajtëm mirë dhe treguam lojë të mirë. Tashmë do të ndeshemi me Finlandën dhe pres që të arrijmë rezultat pozitiv”, ka thënë sulmuesi Vedat Muriqi pas ndeshjes për Supersport Kosova, arbresh.info.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para