Gabimi në API-n e Instagramit, në sistemin për programimin e aplikacionit, u ka mundësuar hakerëve që të hakojnë llogaritë e personaliteteve të njohura, dhe të arrijnë deri te numrat e tyre të telefonit dhe adresat e-mail.
Në Instagram kanë pranuar se bëhet fjalë për një dobësi në sistem, por nuk kanë pranuar të tregojnë se cilat yje ishin cak i sulmit të hakerëve.
Tash për tash është i sigurt vetëm hakimi i profilit të këngëtares amerikane Selena Gomez, të cilën e ndjekin 125 milionë përdorues të Instagramit. Në profilin e saj kohë më parë kanë dalë fotot lakuriqe të ish-dashnorit të saj Justin Bieber. Në Instagram thonë se për sulmin e hakerëve kanë njoftuar të gjithë përdoruesit, të cilët kanë profil të verifikuar dhe i kanë këshilluar që të jenë të kujdesshëm nëse pranojnë thirrje, SMS ose e-mail nga numra të panjohur.
Nuk dihet nëse hakerët kishin për qëllim vetëm disa profile të personaliteteve të njohura, apo nëse të gjithë pronarët e profileve të verifikuara ishin cak i sulmit.
Në Instagram thonë se gabimi është rregulluar dhe se po hetojnë se si ka ardhur deri tek ai./arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...