Presidenti meksikan zotohet për mbrojtjen e ‘dinjitetit kombëtar’

14:54 | 3 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë propozim që shkon kundër dinjitetit kombëtar në negociatat e tij me SHBA-në.
Kjo ishte deklarata e tij e parë zyrtare që kur Presidenti Donald Trump erdhi në pushtet duke premtuar të ndërtonte një mur në kufi me Meksikën, duke i kërkuar edhe të paguante për të.

Mirtatimi për zotin Peña ka rënë ndjeshëm kohët e fundit, mes shqetësimeve rreth dhunës,  drogës dhe ekonomisë.
Presidenti meksikan gjithashtu mbrojti Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

Presidenti Trump është një kritik kryesor i marrëveshjes dhe filloi bisedimet për rinegocimin e saj në maj.
Zyrtarët e tregtisë nga Meksika, SHBA dhe Kanada po mbajnë bisedime në Mexico City për të dëgjuar sa më shumë propozime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme