Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një bombë hidrogjeni, duke ngritur frikën se po i afrohet arritjes së qellimit të saj për raketa ndërkontinenale bërthamore.
Bombat me hidrogjen kanë një prodhim shumë më të madh se armët tradicionale, që do të thotë se paisjet mund të jenë të vogla, ndërkohë mund të krijojnë shkatërrime të mëdha.
Prodhimi i tyre për t’u përshtatur me një raketë është detyra sfiduese që Koreja e Veriut pretendon se e ka arritur. Ekspertët nuk janë aq të sigurtë, por për sa kohë Pheniani pretendon mbi këtë teknologji, supozimi i punës është i vërtetë, transmeton portali arbresh.info
Çfarë është një bombë me hidrogjen?
Një bombë me hidrogjen është qindra apo mijëra herë më e fuqishme se armët bërthamore që janë përdorur në luftë. Bomba atomike përdor të njejtin proces të quajtur zbërthim i atomit. Ato ndajnë uraniumin në atome të vogla që krijon reaksion zingjiror dhe që japin sasi masive të energjisë.
Armët e hershme bërthamore, të tilla si paisja “Fat Man”, që ranë në Nagasaki në vitin 1945 dhe që peshonte rreth 4,700kg, ishin shumë më të mëdha për t’u vendosur në një raketë balistike, thotë eksperti i armëve Jeffrey Lewis.
Krijimi i bombave me hidrogjen që mund të përshtaten lehtë në vendosjen e një rakete balistike, përfshin ekuilibrin delikat midis bërjes së pajisjes më të vogël dhe jo sakrifikimit të ngarkesës së mundshme eventuale, gjë që kërkon shumë testime për të siguruar që prodhimi më i vogël të jetë ende në gjendje të prodhojë një shpërthim shkatërrues.
A mundet Koreja Veriore me raketa ndërkontinentale të arrijë objektivat?
Duke pasur një ngarkesë të raketave ndërkontinenale, nuk do të thotë që mund të arrijë objektivat e saj, sepse si proces është shumë i vështirë.
Koreja Veriore ka testuar raketat e saj në një trajektore në rritje. Disa ekspertë kanë supozuar se nëse ato mund të fluturojnë në një distancë të caktuar, ato mund të kalojnë edhe në kontinente tjera.
Por, e tëra është më e komplikuar se kaq.
Një ICBM udhëhiqet nga një sërë raketash, të cilat hapin mijëra kilometra të raketave në atmosferë dhe pastaj në të gjithë globin, përpara se një mjet i ri-hyrjes të udhëheqë kokën poshtë drejt objektivit të saj. Disa nga testet e raketave kanë dështuar në procesin e ri-hyrje, që do të thotë ato shkatërrohen kur hyjnë në atmosferën e Tokës për të goditur objektivat e tyre.
Çdo fazë e këtij procesi kërkon përkushtim dhe kërkon testime intensive. Programi aktiv i raketave nga Koreja Veriore u morr përsipër para dy dekadash, që nga fillimi i testimit të raketave me rreze të gjata, për të pasur më pas raketa balistike ndërkontinentale më funksionale.
A mund të mbijetojë arma bërthamore ndryshimeve të dridhjeve dhe temperaturës që lidhen me fluturimin balistik të raketave?
Mënyra e vetme për t’iu përgjigjur kësaj pyetje vjen nga testimet e shumta, duke siguruar që raketat, paisja bërthamore dhe bomba me hidrogjen që futet në raketë balistike të funksionijë si duhet. Koreja Veriore vazhdon të punojë mbi këtë ‘deri sa të arrijnë objektivin e tyre’./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...