Google ADS

2 vite pas vdekjes së Aylan Kurdit, Deti Mesdhe vazhdon të mbetet vdekjeprurës

11:12 | 3 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Dy vite kanë kaluar që nga vdekja e vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, trupi i të cilit qëndronte i shtrirë pa jetë në një nga plazhet e Turqisë.

Fotografia me trupin e tij të pajetë, tërhoqi vëmendjen e botës mbi krizën e emigrimit dhe ngjalli debat të madh mbi krizën e emigrantëve që përpiqeshin të arrinin në Europë, transmeton portali arbresh.info

Rreth 2,200 persona kanë humbur jetën dhe janë zhdukur gjatë këtij viti në detin Mesdhe, përderisa liderët europianë dhe ata afrikanë kanë filluar një plan të ri që synon ndalimin e emigrantëve që udhëtojnë nga Deti Mesdhe.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se do të marrë masa ndaj trafikantëve që e kanë kthyer Detin Mesdhe në një ‘varrezë’.

Marrëveshja mes Francës, Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Çadit, Nigerisë dhe Libisë, ka për qëllim të frenojë emigrimin nga Afrika e Veriut për në Europë.

kur1

Në mars të vitit 2016, Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje me Turqinë për frenimin e emigrantëve që udhëtonin për në Greqi. Marrëveshja parashikonte që emigrantët që ndalonin në ishujt grekë të ktheheshin në brigjet turke.

Në këmbim të kthimit të emigrantëve, Turqia morri nga BE-ja disa miliarda euro për të ndihmuar në menaxhimin e komunitetit të refugjatëve në vend.

Gjatë muajve të fundit, Italia ka ndihmuar rojet bregdetare libiane në mënyrë që ata të përforcojnë përpjekjet për të ndaluar kontrabandën e njerëzve.

Jeff Crisp, një ekspert i refugjatëve në Universitetin e Oksfordit tha se mbyllja e rrugës në mes të Turqisë dhe Greqisë, ku edhe humbi jetën vogëlushi kurd, fillimisht kishte krijuar ‘një ndjenjë kënaqësie në Europë’.

“Më pas filloi kriza e emigrantëve nga Libia”, shtoi ai.

AT SEA, AT SEA - FEBRUARY 18: Refugees and migrants stand on the deck of the Spanish NGO Proactiva Open Arms rescue vessel Golfo Azzurro after being rescued by the Italian Coast Guard at 24 miles (46 km) north of Sabratha, Lybia on February 18, 2017 at Sea. 466 migrants have been rescued in high seas since yesterday evening by the Italian Coast Guard and the Spanish NGO Proactiva Open Arms rescue vessel Golfo Azzurro as they continue to search for more boats. Proactiva Open Arms are a Spanish charity based out of Malta who provide search and rescue assistance to refugees and migrants in distress at sea. They patrol the SAR and Rescue Zone off the coast of Libya running rescue missions for the hundreds of migrants who continue to make the perilous journey across the Mediterranean in the hope of reaching the European mainland. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Që nga viti 2014, rreth 600 mijë emigrantë nga Afrika Veriore kanë arritur në Itali përmes detit. Megjithatë, gjatë muajit korrik të këtij viti, numri i emigrantëve ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Arsyet për këtë rënie të shpejtë janë të diskutueshme, por ekspertët thonë se aktivitetet e rojeve bregdetare libiane dhe kushtet e motit janë një ndër arsyet kryesore.

Krerët europianë shpresojnë se mbështetja e kufirit jugor të Libisë dhe ofrimi i rrugëve ligjore do të rezultojë në vazhdimin e këtij trendi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme