Mos formimi i institucioneve të vendit i ka kushtuar Kosovës rreth 200 milionë euro.
Përveç FMN-së, humbje ka pasur edhe ndaj sistemit të pagesave
Musa Limani, njohës i çështjeve ekonomike ka thënë për arbresh.info se vonesat në formimin e institucioneve i kanë humbur Kosovës rreth 200 milionë euro.
“Në vonesë të konstituimit të institucioneve të Kosovës, e për shkak të skadimit të marrëveshjes së fundit me FMN-në, Kosova ka humbur dikur rreth 150 milionë apo 200milionë euro që nuk është vlerë e vogël për kushtet e Kosovës”, ka thënë Limani.
Ai ka thënë se Kosova deri me tani ka marrë ndihma të konsiderueshme financiare që ishin ndihmesë për Kosovën.
“Përveç FMN-së vonesat në krijimin e institucioneve kanë krijuar humbje financiare ndaj sistemit të pagesave, të kësteve të kredive të marrura ndërkombëtare, në projekte të infrastrukturave. Humbje e madhe është humbja e prestigjit të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve”, ka thënë Limani.
Ai ka thënë se kjo gjendje ndikon negativisht në prurjen e investitorëve të rinj në Kosovë./arbresh.info/
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre