Edhe pse zyrtarët e FMN-së thonë së vonesat në formimin e qeverisë nuk ndikojnë në ftohjen e marrëdhënieve mes këtyre dy institucioneve, prapë se prapë ata deklarojnë se janë duke pritur formimin e institucioneve për vazhdimin e bisedimeve për të shqyrtuar programin financiar.
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka thënë se vonesat në formimin e institucioneve nuk po ndikojnë në marrëdhëniet mes FMN-së dhe Kosovës.
“Vonesat në formimin e qeverisë nuk po ndikojnë në asnjë mënyrë në marrëdhëniet mes FMN-së dhe autoriteteve. Ne jemi duke pritur rezultatin e këtij procesi që të bashkëpunojmë me autoritetet e reja.”, ka thënë Varmeulen për “arbresh.info”.
Ai ka thënë se bisedimet për rishikimin e katërt të marrëveshjes, që është dashur të ndodhin në qershor, nuk do të mbahen pasi që nuk ka qeveri.
“Programi i mbështetur nga Fondi me Kosovën ka skaduar me 4 gusht, ndërsa data përfundimtare mes Fondit dhe autoriteteve kosovare ka përfunduar kohë më parë. Prandaj skadimi i vetë programit në vetvete nuk lidhet me vonesat në formimin e një qeverie të re. Fatkeqësisht, ne nuk kemi mundur të përfundojmë rishikimin e programit, sepse nuk arritur të fillojmë një mision rishqyrtimi. Kjo nuk mund të ndodhte në qershor ashtu siç ishte planifikuar për shkak të zgjedhjeve dhe praktikës standarde të Fondit për të mos bërë vizita në kohën që mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të ruajë paanësinë politike. E kjo nuk mund të ndodhte pas zgjedhjeve, sepse nuk kishte dhe nuk ka ende qeveri”, ka thënë Vermeulen.
E Musa Limani, njohës i çështjeve ekonomike ka thënë për arbresh.info se vonesat në formimin e institucioneve i kanë humbur Kosovës rreth 200 milionë euro.
“Në vonesë të konstituimit të institucioneve të Kosovës, e për shkak të skadimit të marrëveshjes së fundit me FMN-në, Kosova ka humbur dikur rreth 150 milionë apo 200 milionë euro që nuk është vlerë e vogël për kushtet e Kosovës”, ka thënë Limani.
Ai ka thënë se Kosova deri më tani ka marrë ndihma të konsiderueshme financiare që ishin ndihmesë për Kosovën.
“Përveç FMN-së vonesat në krijimin e institucioneve kanë krijuar humbje financiare ndaj sistemit të pagesave, të kësteve të marrura ndërkombëtare, në pagesa të infrastrukturave. Humbje e madhe është humbja e prestigjit të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve”, ka thënë Limani.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se nga kjo marrëveshje janë edhe 16 milionë euro që nuk mund të merren kredi, pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nga misioni i FMN-së.
Por, që ky mision për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe situatës politike të krijuar në vend nuk kishte zhvilluar takimet./Mira Avdimetaj /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...