Një e moshuar 81-vjeçare është përdhunuar mëngjesin e së mërkurës në një nga rrugët e pyllit të Bruzzano-s, në periferinë veriore të Milanos në Itali.
E moshuara kishte dalë në mëngjes të bënte pazar dhe pastaj në një nga rrugët pa shumë kalimtarë në pyll, një i huaj i është afruar për ta ndihmuar t’i mbante qeset që kishte në duar. Por ai e ka futur me dhunë në zonën mes pemëve dhe ka ushtruar dhunë seksuale ndaj saj.
Pas përdhunimit, e moshuara kishte arritur të kërkonte ndihmë dhe më pas një ambulancë e dërgoi në spitalin e Niguardas.
Mjekët verifikuan se ajo ishte përdhunuar. Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?