Google ADS

Mos përdorni Wi-Fi-në e hoteleve kur shkoni në pushime, është e rrezikshme

23:53 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Nëse hotelet në të cilat akomodoheni për pushime, ju ofrojnë qasje falas në Wi-Fi, kjo nuk do të thotë se ju duhet ta pranoni atë.

Përdorimi i Wi-Fi në hotele të ndryshme mund t’iu ofrojë një shans të mirë hakerëve për të pasur qasur në kompjuterin ose telefonin tuaj, sidomos nëse jeni duke qëndruar në ndonjë hotel luksoz të botës.

Grupi i hakerëve DarkHotel është aktiv për më shumë se dhjetë vjet dhe ata tash janë kthyer me një malware të ri të rrezikshëm, shpjegon ZDNet. Hakerët përzgjedhin zakonisht “caqet” e tyre, të cilët mund të jenë prej mysafirëve më të thjeshtë e deri te politikanët, por edhe kryeshefë ekzekutivë dhe zyrtarë të korporatave. Sulmi kryhet në faza. Së pari komprometohet rrjeti Wi-Fi, përmes kërkimit të dobësive në softuerin e serverit, ose përmes qasjes fizike në infrastrukturën e hotelit. Sapo të kryhet kjo, hakerët përdorin serinë e sulmeve phishing për të infektuar pajisjet. Malware i ri është i njohur si Inexsmar dhe sulmi është i ngjashëm sikur skemat tjera phishing: ai vjen në email.

Sidoqoftë, emaili është i përzgjedhur individualisht dhe është i dizajnuar të jetë interesant dhe bindës për viktimën. Analisti për siguri Bogdan Botezatu nga Bitdefender, thotë se këta email vijnë me një faqe e cila përmban arkiv vetë-ekstraktues me virusin Trojan. Malware nuk shkarkohet përnjëherë, por gradualisht, me qëllim që të mos hetohet nga viktima.

Trojani multi-fazor është një hap evolutiv, pasi që i ndihmon hakerët t’i shmangen detektimit. Grupi DarkHotel ka mbuluar gjurmët e tij aq mirë sa që kërkuesit nuk e kanë idenë se as kush janë ata dhe as çfarë kërkojnë në realitet. Duke pasur parasysh natyrën komplekse të sulmeve, kërkuesit dyshojnë se mund të bëhet fjalë edhe për një hakim të sponsorizuar nga shteti. Se, çfarë janë duke kërkuar hakerët, kjo është një pyetje, të cilën kërkuesit e Bitdefender nuk kanë përgjigje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme