Një lajm i mirë vjen nga Instagrami

23:43 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Rregullohet gabimi i cili u mundësonte hakerave të sulmojnë llogaritë Gabimi në API-n e Instagramit, në sistemin për programimin e aplikacionit, u ka mundësuar hakerëve që të hakojnë llogaritë e personaliteteve të njohura, dhe të arrijnë deri te numrat e tyre të telefonit dhe adresat e-mail.

Në Instagram kanë pranuar se bëhet fjalë për një dobësi në sistem, por nuk kanë pranuar të tregojnë se cilat yje ishin cak i sulmit të hakerëve. Tash për tash është i sigurt vetëm hakimi i profilit të këngëtares amerikane Selena Gomez, të cilën e ndjekin 125 milionë përdorues të Instagramit.

Në profilin e saj kohë më parë kanë dalë fotot lakuriqe të ish-dashnorit të saj Justin Bieber. Në Instagram thonë se për sulmin e hakerëve kanë njoftuar të gjithë përdoruesit, të cilët kanë profil të verifikuar dhe i kanë këshilluar që të jenë të kujdesshëm nëse pranojnë thirrje, SMS ose e-mail nga numra të panjohur.

Nuk dihet nëse hakerët kishin për qëllim vetëm disa profile të personaliteteve të njohura, apo nëse të gjithë pronarët e profileve të verifikuara ishin cak i sulmit. Në Instagram thonë se gabimi është rregulluar dhe se po hetojnë se si ka ardhur deri tek ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme