Google ADS

Keni probleme me temperaturë të lartë, uleni me ilaçe natyrale

23:31 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Sezoni me ftohjet e para me ditët e para vjeshtore është këtu. E pos ftohjes, problem paraqet edhe temperatura. Ju sjellim disa këshilla që ulin temperaturën.

ÇAJRAT BIMORE

Përzieni një lugë gjethe të blirit dhe një me fruta të mjedrës me 2 gota ujë të vluar. Para gjumit konsumoni çajin. Përzieni një lugë gjethe të blirit dhe një kamomili. E përzieni me 2 gota ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Pasi të jetë ftohur, pini gjysmë gotë të lëngut tre herë në ditë. Përgatiteni një përzierje nga 40 për qind të gjetheve të mjedrave, 40 për qind gjethe të dredhëzës së egër dhe 20 për qind çaj mali. Dy lugë të përzierjes i përzieni me 2 gota ujë të vluar. E lini të qëndrojë për 20 minuta, të mbuluar me kapak.

UTHULLA E MOLLËS

Në rast se keni temperaturë trupore, më të lartë se 38 gradë, lyeni trupin tuaj me uthull molle. Kujdes fytyrën, nënsqetullat dhe barkun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme