Një mësuese nga Logan, Virxhinia perëndimore është arrestuar të premten, pasi kishte dërguar imazhe të turpshme tek nxënësit e saj të mitur.
Tracy Miller, 27 vjeç, u dërgoi imazhe të shumta nxënësve të gjinisë mashkullore për disa muaj rresht, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët në Shkollën e Lartë kanë deklaruar se ata ishin njoftuar për rastin nga vetë nxënësit.
Miller ka pranuar akuzat dhe para policisë ka deklaruar se u ka dërguar fotografi nudo të paktën pesë nxënësve të saj.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin dhe po kërkojnë të kuptojnë nëse ajo ka pasur kontakt fizik me ndonjërin nga adoleshentët.
Rastet e tilla nuk janë të rralla në SHBA. Muajin e kaluar për të njejtën akuzë është arrestuar një mësues i cili i kishte dërguar letra dashurie një adoleshentes./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...