A janë thonjtë tuaj të prirë për t’u thyer, janë bërë me disa shtresa apo janë qëruar? Nëse po, atëherë nuk jeni të vetmet me këtë problem. Thonjtë e thyer janë problem i shpeshtë i shumicës së femrave. Por, para se të niseni për të blerë ndonjë produkt të shtrenjtë, i cili ndoshta do t’ju ndihmonte ta zgjidhni këtë problem, kuptojeni cilët janë ata tretmanë shtëpiakë që thonjve tuaj do të mund t’ua kthejnë fortësinë dhe bukurinë.
Zhytja në vaj ulliri
Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm! Pos se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ripërtëritjen e hidratimit të lëkurës, mund t’ju ndihmojë edhe në forcimin e thonjve. Vaji i ullirit ka aftësinë e depërtimit dhe ripërtëritjes së fortësisë së thonjve. Thjesht, futini gishtat në vajin e ullirit për dhjetë minuta, për çdo ditë, dhe shumë shpejt do ta vëreni ndryshimin.
Tretmani shtatëditor me vaj të ngrohtë dhe lëng limoni
Uji i ftohtë i vajit të ullirit nuk është i vetmi që bën çudinë për thonjtë tuaj. Varianti i ngrohtë i tij, kur përzihet me lëng të freskët limoni, u ofron tretman ushqyes fantastik thonjve të thyer dhe të dëmtuar. Përzieni pak vaj ulliri të ngrohtë me disa pika lëng të freskët limoni. Vendosni gishtat në atë përzierje e më pas i mbështillni me folie. I mbani për dhjetë minuta. Shumë shpejt do ta vëreni fortësinë e thonjve, shkëlqimin dhe dukjen e shëndoshë të tyre.
Banjë me kripë deti
Kripa e detit përdoret edhe si banjë duke i ndihmuar lëkurës që të duket më e re, më e bukur, por është e mirë edhe për thonjtë tuaj. Thjesht, katër lugë të kripës së detit me dy gota ujë dhe i futni gishtat dhe i mbani për dhjetë minuta. Tretmanin e përsërisni dy herë në javë dhe shumë shpejt do ta vëreni dallimin.
Banjë me qumësht
Sigurojuni sasi të mjaftueshme të kalciumit thonjve tuaj, duke i futur në qumësht dhe duke i mbajtur për pesë minuta. Në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta parandaloni pëlcitjen dhe thyerjen e tyre. Nuk do të gaboni nëse qumështit ia shtoni edhe të kuqtë e një veze.
Tretmani me vajin e pemës së çajit
Vaji i lisit mund të përdoret në shumë mënyra, nga eliminimi i akneve e deri te pastrimit i mykut. Është antiseptik i shkëlqyeshëm për hidratim, prandaj do të ishte mirë që disa pika të këtij vaji t’i vendosni në thonj për ta përmirësuar dëmin e bërë në thonj dhe për ta hidratuar lëkurën përreth thonjve.
Vazelina
Dehidrimi është shkaktari primar i shfaqjes së dëmtimeve në thonj. Vendosja e vazelinës në thonj është fshehtësi e thjeshtë që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të thonjve dhe parandalon pëlcitjen e tyre.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...