Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore që i lejon Iranit të merret me armë bërthamore, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve, Irani gjatë ditës së sotme ka deklaruar se përparësia e saj është rritja e fuqisë së raketave dhe eksportimi i tyre te klientët në Lindjen e Mesme.
Një veprim i tillë do të thotë kërcënim i hapur ndaj Izralit dhe aleatëve amerikanë në rajon, transmeton portali arbresh.info
Ministri i ri i Mbrojtjes i Iranit, gjenerali Amir Hatami, u citua nga agjencia e lajmeve ISNO në një fjalim ku tha: “Në fushat luftarake, sidomos në raketa, ne kemi një plan specific për të rritur fuqitë raketore të Iranit”.
“Me fuqinë e Zotit, aftësitë luftarake të raketave balistike në Iran do të rriten gjatë këtij mandati”, shtoi ai.
Komentet janë parë si një provokim i pastër për administratën Trump, e cila kohëve të fundit vendosi sanksione shtesë kundër Iranit./arbresh.info/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...