Njëzet anëtarë të Partisë Autoktone-Kroate të të Drejtave (A-HSP) në një protestë kanë djegur javoren e minoritetit serb “Novosti”, përpara selisë qendrore të Këshillit Kombëtar Serb (SNV) duke kërkuar që të mos hiqet pllaka në Jasenovac me përshëndetjen “Të gatshëm për atdhe”, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e A-HSP të udhëhequr nga kryetari i partisë, Drazhen Keleminec, organizuan një tubim me moton “Ju ndaluam në vitin 1991, do t’ju ndalojmë përsëri”, përpara selisë së SNV të udhëhequr nga Milorad Pupovac.
Me flamuj kroat dhe me fanella të zezë të Forcave Mbrojtëse të Kroacisë (HOS), ku shkruante “Të gatshëm për atdhe”, të tubuarit vazhdimisht brohorisnin “të gatshëm” pas thirrjes së Drazhen Keleminec “Për Atdhe”, e gjithë kjo nën mbikëqyrjen e njësitit policorë për ndërhyrje.
Keleminec përmes altoparlantit ka mbajtur një fjalim në rrugë, ku akuzoi Milorad Pupovc dhe SNV për “zbatimin e politikës serbo-madhe.”
Ai porositi Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, se përshëndetja “Për atdhe të gatshëm” nuk duhet të hiqet nga tabela e ngritur për 11 ushtarët kroatë të rënë në Jasenovac dhe mbështesin përdorimin e kësaj përshëndetje pa sanksione duke pretenduar se kjo nuk është përshëndetje ustashës sepse, siç thotë, nën këtë përshëndetje është luftuar për çlirim.
“Sot Milorad Pupovac merr miliona kuna nga buxheti i shtetit dhe pastaj me këto para shkon në botë dhe pretendon se Kroacia është shtet gjenocidial, fashist dhe ustashësh dhe se kundër këtij shteti duhet luftuar”, tha Keleminec.
Ai theksoi se javorja e SNV-së “Novosti” nga buxheti i shtetit merr 3.2 milionë kuna (rreth 430 mijë euro), duke shtuar se “A lexoni kryetitullin e javores ku shkruhej ‘Shkrumbojmë dhe djegim’ dhe “E bukura jonë bukur digjet”, duke e vlerësuar këtë si inkurajim për zjarr vënie në Kroaci, pas së cilës ia vuri flakën javores.
Keleminec konsideron se në çdo shtet demokratik “gazeta të tilla do të ndaloheshin dhe autorët e saj do të dëboheshin nga vendi.”
Ai tha gjithashtu se Pupovac mbështet nga “jugofilët të cilët para disa ditësh në Sheshin e viktimave të fashizmit valëvisnin flamurin e Jugosllavisë me yll dhe flamurët e Bashkimit Sovjetik pa asnjë flamur kroat”.
MPB-ja e Kroacisë, tha Keleminec, duhet t’i heq flamujt jugosllavë që “shkatërruan Kroacinë në Luftën për çlirim.”
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...