Google ADS

Kombëtarja shqiptare mbyll lojën me fitore (VIDEO)

19:59 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të korrë fitore kundër Liechensteinit në Elbasan Arena me rezultat 2:0, raporton portali arbresh.info

Odise Roshi shënoi në minutën e 54’të golin e epërsisë, ndërsa golin e fitores e dha kapiteni Ansi Agolli në minutën 78’të.

Shqipëria fatmirësisht nuk pranoi asnjë gol nga ekipi kundërshtar.

Kombëtarja shqiptare ishte dukshëm më e mirë duke e dominuar gjatë gjithë ndeshjes, sidomos në posedimin e topit të cilin e kishin në këmbët e tyre në 72 për qind të rasteve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme