Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka tha sot se së shpejti do të dilet me rezultate konkrete në lidhje em sulmin ndaj drejtorit të burgjeve.
Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka tha se hetimet kanë avancuar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të burgjeve Sokol Zogaj.
“Posaçërisht jena marrë me rastin e drejtorit të burgjeve me të cilin rast kemi ba shumë veprime hetimore dhe kemi qenë jashtëzakonisht efikas. Rasti është tu zhvillu, veç e kemi identifiku situatën dhe besoj se së shpejti dhe do të ketë edhe veprime tjera që e plotësojnë këtë rast”, tha Beka.
Drejtori i burgjeve Sokol Zogaj u sulmua fizikisht në mëngjesin e 16 gushtit para banesës së tij në Prishtinë. /RTV21/
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...