Gruaja i pret organin gjenital burrit, sepse luante shumë golf

18:53 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një grua nga Koreja e Jugut, i ka prerë organin gjenital burrit të saj përderisa ai po flinte, sepse sipas saj ai po kalonte shumë kohë duke luajtur golf.

Fqinjët në qytetin Yeosu, dëgjuan  54-vjeçarin duke qarë dhe duke ulëritur nga dhimbja, transmeton portali arbresh.info

Gruaja besohet se pjesën e këputur e ka hedhur në tualet.

Kur një fqinjë hyri në banesën e çiftit për të hetuar, ai e gjeti burrin e shtrirë në dysheme në gjendje të rëndë.

Raportet në Korenë e Jugut thonë se gruaja, e identifikuar vetëm si zonja Kim, kishte deklaruar se burri i saj kishte qenë edhe më parë i dhunshëm ndaj saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se ai ka kaluar një kohë të gjatë duke luajtur golf dhe se asaj nuk i kishte dhënë kurrë para./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme