Ju ka ndodh kur keni qenë në komunikacion, papritmas keni parë ndonjë automjet duke sinjalizuar me drita pas veturës tuaj.
Menjëherë e pranoni këtë lloj sinjalizimi se pas jush është ndonjë automjet emergjentë qoftë ambulanca, zjarrëfikësit apo policia.
Me anë të këtij sinjalizimi ju duhet të tërhiqeni në skaj të rrugës, në mënyrë që vetura të ketë mundësi të kalojë më shpejt. Por, a e dini pse pikërisht këto dy ngjyra (e kuqe dhe e kaltër) përdorën për të bartur këtë mesazh në komunikacion?! Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, makinat e hershme të policisë kishin vetëm një dritë të kuqe, të vendosur në pjesën e përparme të makinës. Mirëpo, kjo zgjedhje nuk e barte mesazhin e duhur te pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit, pasi që në SHBA e kuqja paralajmëronte ndalimin e mënjëhershëm të veturës.
Por, me kalimin e kohës makina e plicisë dhe mjetet e tjera emergjente filluan të përdornin edhe ngjyrën e kaltër si dritë sinjalizuese. Dritat e kuqe në trafik janë të lidhura me ndalesat dhe ka shumë të tilla qoftë dritat e semaforit apo edhe dritat e pasme të veturave, kështu drita e kaltër u fut si ndihmesë për t’u vërejtu më mirë. Disa studime tregojnë se dritat e kuqe mund të jetë më e dukshme gjatë ditës, ndërsa dritat e kaltëra mund të jenë më të dukshme gjatë natës.
Megjithatë, së fundi disa ekspertë besojnë se duke përdorur dritën e kuqe dhe të kaltër lehtëson problemet që lidhen me shoferët të cilët janë daltonistë. Njerëzit të cilët kanë vështirësi për të parë të kuqen shpesh nuk kanë vështirësi ta shohin të kaltrën dhe anasjelltas.
Prandaj, duke përdorur këto dy ngjyra ndihmon për t’i njoftuar të gjithë shoferët edhe ata daltonistë.
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...