Bilanc tragjik në Maqedoni, 53 të vdekur gjatë verës

16:46 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Në periudhën Qershor,Korrik dhe deri në gjysmën e muajit Gusht janë shënuar dy muajt e fundit aksidentet rrugore kanë shënuar rritje deri 2.2% në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar gjithsej 1648 aksidente,ku 865 prej tyre ka qenë me lëndime të rënda. Alarmante është numri i personave të cilët kanë humbur jetën në këto aksidente ku numri shkon deri në 53 viktima,njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkaq edhe qytetarët i vlerësojnë si të rrezikshme dy muajt e verës në komunikacion dhe arsyeja sipas tyre është pakujdesia e vozitësve.

“Rreziku është shumë i madh,pa marr parasysh, komunikacioni është i dendur, duhet shumë kujdes. Jo deri tash jo.” “Po këtu kam parë shumë aksidente, tash është vera, kishte aksidente rrugore… Kishte gjithçka, edhe nga i nxehti, pak edhe nga mos kujdesi i vet vozitësve, sidomos më shumë ata që vozisin motor. “Është rrezik tash sepse ka shumë bujë shumë njerëz dhe nuk i respektojmë të drejtat, kulturën dhe asgjë. Jo unë, jo ti. Puna është shumë e keqe se nuk respektohet kush ka të drejtë kalimi. Koha sa bëhet e mirë dhe këtu te Mavrovka bëhet shumë bujë edhe parkingjet janë mbushur nuk ke ku të shkosh.” “Rrezik në bazë të shpejtësisë,dikush nuk e respekton ligjin. Ka, sidomos në shtetin tonë shumë. Nuk rrespektojnë as shenja të komunikacionit, bëhen nervoz. Aspak- shprehen disa qytetarë të intervistuar.

Gjithashtu sipas të dhënave të MPB shkaqet e shpeshta të aksidenteve janë,menaxhimi I automjetit me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara,mosrespektimi i përparësisë së kalimit,lëvizjes dhe kthimit pa të drejtë në rrugë. Zona ku ka ndodhur më shumë aksidente është Shkupi me 38% të aksidentve rreth 620 aksidente ndërsa numër më I vogël regjistruar është në Strumicë rreth 5.8%./Alsat M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme