Autobusët tjerë vijnë pak ditë para fushatës elektorale

15:03 | 2 Shtator 2017
L G

Ardhja e autobusëve të rinj për “Trafikun Urban” të Komunës së Prishtinës është bërë telenovelë në vete. Përsëri ardhja e tyre është shtyre edhe për disa ditë.

Ardhja e autobusëve të rinj për Ndërmarrjen e Komunës së Prishtinës “Trafiku Urban” ka filluar të stërgjatët. Që disa herë autoritet komunale dhe të ndërmarrjes përmendin data për arritjen e flotës së fundit prej 21 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”. Kryshefi i “Trafiku Urban” më 4 korrik kishte thënë se do të vijnë nga mesi ose pas mesit të muajit gusht, por ata nuk erdhën në Prishtinës as pas “planifikimeve” të autoritete komunale, shkruan lajmi.net.

Sipas personave përgjegjës të “Trafiku Urban”, ata do të vijën nga mesi i muajit shtator.

Hetem Kupina i cili është mbikëqyrës i Bordit të drejtorëve të “Trafiku Urban”, si aksionarë nga radhët e Kuvendit komunal ka thënë, se autobusët më gjasë edhe dy javë nuk do të vijnë, kështu të paktën u deklaruar si i kanë thënë.

“Unë gati çdo javë interesohem për ardhjen e autobusëve. Të drejtën t’ua them, pse nuk po vinë nuk e di. Patën thënë se në fund të gushtit ose fillim të shtatorit do të jenë këtu dhe ja ku jemi. Unë bisedova përsëri me “Trafikun Urban” më thanë se me gjasë do të shtyhet ardhja e tyre deri më datën 15 shtatorë.  Genc Bashota nga Komuna që është kolege me mua si aksionarë në këtë javë ka pasur takim më këta të BERZH-it. Bisedova me Gencin, më ka thënë se autobusët pritët shumë shpejt të vijnë ndërsa me tha se me BERZH kanë biseduar rreth përgatitjes së Rregulloreve të ndryshme, veçmas rreth Rregullores së sistematizimit të vendeve të punës”, ka thënë Kupina për lajmi.net.

Flota prej 51 autobusëve te rinj për NP “Trafiku Urban” do të finalizohet gjatë muajit prill ose maj. Kështu kishte thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e fundit për autobusët. Pastaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, kishte thënë, se do të vinë në fund të muajit qershor. Këtë datë e kishte përmendur për lajmi.net edhe sekretari i NP “Trafiku urban”, Hafir Hamiti.

“Meqë llogarit bankare janë zhbllokuar janë paguar diku rreth 4 milion euro për 21 autobusë të rinj. Pra, janë kryer pagesat për ta. Ata janë prodhuar dhe do të vinë në fund të muajit qershor. Kanë mbetur pa u kryer disa çështje administrative”, kishte thënë Hamiti me 6 qershor.

“Ne vazhdimisht kemi pasur telashe, pastaj e kemi pasur të bllokuar llogarinë e Ndërmarrjes rreth 3 muaj. Kështu që, ajo ka pasur afekt pak në sjelljen e kontingjentit të autobusëve. Edhe renovimi i objektit në një farë forme çalojë pakë. Tash po punohet, garazha po bëhet, llogaria është zhbllokuar. Tash, po planifikojmë që diku nga mesi i muajit gusht, besoj që do ti kemi këtu, përafërsisht pas mesit të gushtit. Autobusët janë paguar, duhet të sigurojmë edhe paratë për TVSH, që se kemi lehtë, por megjithatë jemi në sistem”, ka thënë kryshefi Mustafa për lajmi.net në fillim të muajit korrik.

Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë një kredi në vlerë prej 10 milion euro për blerjen e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveko”, por deri më tani i kanë arritur vetëm 30. Flota e e autobusëve kishte arritur në fillim. Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator të vitit 2016 ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”. 51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6.

Sipas marrëveshjes, ishte thënë se kompania “Iveco”  do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh (në fund të dhjetorit) kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh (në fund të janarit).

Në vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte hedhur një varg akuzash drejt Qeverisë së Kosovës nga ana e autoriteteve komunale, nën pretendimin se Qeveria e kishte bllokuar këtij projekti pasi që nevojitej nënshkrimi nga Ministria e Financave, për të dhënë garancionin e sovranitetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme