Google ADS

A është kafja e dëmshme për eshtrat? Ja përgjigjja

15:01 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Konsumimi i shumë kafeve në ditë mund të rrisë dëmtimin e eshtrave, thekson një studim i fundit.

Por a është i vërtetë ky konstatim? Ja përgjigjja.

Disa studime kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë shumë kafe i kanë eshtrat më të dobëta, por ka edhe nga ata që besojnë se këto pretendime janë ekzagjeruar, transmeton portali arbresh.info

“Kjo nuk paraqet asnjë rrezik”, ka thënë Dr.Robert Reker, nga Universiteti Ohama.

“Studime të shumta në vende të ndryshme të botës, të kryera në nivel kombëtar, nuk kanë gjetur një dëshmi se kafja ndikon në dëmtimin e eshtrave”, ka shtuar ai.

Sipas një studimi të kryer në Suedi, ku janë hulumtuar më shumë se 61 mijë gra, është gjetur se pirja e kafës ndikon në një masë të vogël në ndryshimin e densitetit të eshtrave, por nuk paraqet rrezik për thyerje.

Këtë vit, revista “Food and Chemical Toxicology”, ka ardhur në përfundim se një person që konsumon tetë filxhana kafe në ditë mund të kërcënohet nga rreziku i thyerjes së eshtrave.

A mund të çojë pirja e kafesë në humbjen e kalciumit?

Studiuesit thonë se po, sepse ata theksojnë se konsumimi i tepërt i kafes mund të zvogëlojë sasinë e kalciumit në trup./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme