Me qëllim të krijimit të mundësisë që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të ushtrojnë të drejtën e tyre, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka filluar me regjistrimin e personave me nevoja të veçanta.
Regjistrimi ka filluar nga data 23 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 tetor, raporton EO.
Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në faqen zyrtare të KQZ-së në likun e web faqes ose merret në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë për Ekonomia Online se ofrojnë mundësi për të gjithë që të ushtrojnë të drejtën juridike për të votuar.
“Kjo fazë ka filluar me 23 gusht dhe do të përmbyllet më 7 tetor. Në këtë kategori përfshihen të gjithë ata qytetarë me përgjegjësi juridike, do të thotë ata që kanë të drejtën e votës të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësive të tyre fizike, shëndetësore apo çfarëdo paaftësie tjetër. Pra KQZ u krijon mundësi edhe këtyre dhe të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë Elezi.
Votimi këtyre personave do tu mundësohet përmes ekipeve lëvizëse në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Pas regjistrimit të suksesshëm të këtyre personave, në ditën e zgjedhjeve ekipet mobile lëvizëse do të shkojnë në adresën e vendbanimit të votuesit”, shpjegon Elezi.
Në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në qershor, kanë qenë rreth 1000 persona që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.
“Në zgjedhjet e kaluara të 11 qershorit 2017, KQZ-ja ka pasur më shumë se 100 ekipe lëvizëse në të gjitha komunat të cilat kanë shkuar në ditën e zgjedhjeve në vendet e caktuara dhe pra këta qytetarë të cilët nuk kanë mundur të dalin në zgjedhjet e kaluara, kanë votuar përmes këtyre ekipeve mobile lëvizëse. Mund të them se kanë qenë më shumë se 1 mijë votues, që e kanë shfrytëzuar”, ka treguar Elezi.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve bëhet pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve bashkë edhe me fletëvotimet e tjera.
Për zgjedhjet komunale që mbahen më 22 tetor, të drejtë vote kanë 1 milion e 966 mijë e 90 persona.
KQZ-ja ka certifikuar për këto zgjedhje 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble.
Tërheqja e shortit për numrat rendor të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator.
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?