Kryeministri shqiptar Edi Rama ndërsa çdo ditë uron mirë mirëmëngjesi ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka befasuar me një video të publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook.
Në të ai publikon një video të përgatitur nga grupi “Çmendina dublim”, i njohur për përpunimin e videove dhe krijimin e situatave gazmore.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të krijuar nga çunat e supertalentuar të Çmendinës”, shkruan Rama.
Në të Kryeministri shfaqet në momente gjatë fushatës së 25 qershorit të cilat serviren si këngë, nën tingujt e këngës hit “Despacito.
“Nuk keni parë asgjë akoma, Shqipërinë do ta nxjerr nga dhoma… kam një plan të paparë”, thuhet në një pjesë të videos, të cilën e gjeni të plotë më poshtë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155103965816523/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...