A e gjeni veten duke teshtitur momentin që zgjoheni çdo mëngjes?
Ndërsa shumë faktorë mund të shkaktojnë teshtitjen tuaj, këto janë ato më të zakonshmet, sipas Dr. Subrata Das.
Ftohja: Teshtitja është një nga simptomat e para të të ftohtit. Pra, nëse e gjeni veten duke teshtitur papritur (edhe nëse nuk është dimër) ju jeni në prag të ftohjes.
Ndryshimet e temperaturave: Nëse ekspozoheni nga temperaturat e larta në të ulëta në mënyrë drastike apo anasjelltas, kjo gjithashtu shkakton teshtitjen.
Po qëndroni në ambient ku pihet duhan: Tymi i cigareve mund të irritojë hundën tuaj dhe të shkaktojë një teshtimë. Pra, nëse jeni gjithmonë me dikë që pi duhan, kjo mund të jetë një arsye që ju teshtini gjatë tërë kohës.
Alergjia sezonale: Ju mund të fajësoni alergjitë sezonale për teshtitje, kollitje dhe sy të kuq. Sigurohuni që të vizitoni një mjek nëse teshtini vazhdimisht.
Jeni alergjik ndaj kafshëve shtëpiake: Nëse zhvilloni një alergji për kafshët shtëpiake, veçanërisht qen ose mace, kjo ju shkakton teshtima gjatë gjithë kohës./indexonline
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin