Fiks një vit më herët, Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës e kishte tërhequr nga rendi i ditës pikën për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Atëkohë, ia kishte lënë fajin Listës Serbe se në këmbim të votës kërkonte kompromise, derisa kishte deklaruar se po bëhet tërheqje për kohë më të përshtatshme, por që nuk u kthye asnjëherë në Kuvend, raporton KTV.
Një vit më pas, Kosova gjendet pa Kuvend të konstituuar e ai që synon të bëhet kryeministër si i nominuar nga PAN-i, Ramush Haradinaj, thotë se marrëveshja do të kthehet në pikën zero.
Sikurse Haradinaj, edhe Vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë formën e tillë të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, derisa kjo e fundit po negocion me LAA-në për të bërë numrat për krijimin e qeverisë së re.
Megjithatë, veç një takim është zhvilluar në këtë periudhë mes LAA-së e Vetëvendosjes dhe ende për diskutim nuk janë vënë temat e mëdha.
Madje nga deklarimet e fundit të kryeministrit, mundësia për një bashkëpunim mes këtyre dy subjekteve mbetet e vogël.
Por, nëse do të arrijnë të vazhdojnë takimet, Vetëvendosje do të diskutojë për shkollat e për QKUK-në para se të flasin për demarkacionin.
Ndërkohë, analistët thonë se kushdo që arrin të bëjë qeverinë e re, nuk mund të lëvizë nga marrëveshja aktuale.
Marrëveshja mes Kosovës e Malit të Zi për demarkimin e vijës kufitare ishte nënshkruar në gushtin e 2015-ës.
Që prej shtatorit të 2015-ës, për më shumë se një vit, kundërshtimi i partive opozitare, atë kohë Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma, ishte i fuqishëm brenda e jashtë Kuvendit, duke bërë që marrëveshja të mos arrinte të kalonte asnjëherë.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj