Pas diskutimeve të mëdha për bustin, shqiptarët valëvisin flamurin e Skënderbeut në Mekë

21:59 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Në kohën kur në Tiranë ka shpërthyer një debat i madh: u mbulua apo jo busti i Skënderbeut nga komuniteti mysliman gjatë faljes së namazit në kuadër të ditës së Kurban Bajramit, shqiptarët në Mekë bëjnë një veprim të papritur.

Besimtarët myslimanë kanë valëvitur flamurin shqiptar në Mekë, pikërisht atë flamur të Skënderbeut që po debatohet kaq shumë në Tiranë.

Fotot publikohen nga Hysni Gurra, i cili ndodhet mes shqiptarëve në Mekë, raporton onionion.al

“Pelegrinët shqiptarë në një nga momentet kulminante të peligrinazhit (Jamarat vendi ku goditet djalli me gurë) me flamurin e Skënderbeut në duar. Foto janë ekskluzive, për ndonjë mik gazetar që në këtë ditë paqe i intereson e vërteta dhe gurët duhet t’i hedhë drejt djallit e jo drejt njëri-tjetrit”, shkruan Gurra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme