Kosova përmbys Norvegjinë, merr pozitën e parë në grup

21:20 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Kosova U21 ka shënuar fitore të madhe ndaj Norvegjisë me rezultat 3:2 në kualifikimet për Euro 2019

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore të madhe ndaj Norvegjisë 3:2, duke përmbysur rezultatin nga 0:2.

Mysafirët shënuan dy gola me anë të Thorsby dhe Odegaard, por Kosova u përgjigj duke shënuar dy gola për dy minuta Bytyqi 41’ dhe Hasani 43;.

Kur u prit që ndeshja të përfundonte baras, në skenë doli sërish Bytyqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje Kosova merr pozitën e parë në grup me 6 pikë, duke lënë Izraelin në vendin e dytë me 3 ikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme