Meksika do të dërgojë ndihma në Shtetet e Bashkuara për të prekurit nga uragani Harvery, pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të mira për shkak të kërkesës nga administrata Trump për ndërtimin e murit kufitar.
Të paktën 31 njerëz kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme që ka goditur Teksasin, transmeton portali arbresh.info
Meksika ka ofruar ndihma me ushqim dhe veshëmbathje, edhe pse Shtëpia e Bardhë iu vonua në përgjigjjen e miratimit për lejimin e ndihmave.
Premtimi i Trump për të ndërtuar murin kufitar me Meksikën, me qëllim që të mbajë jashtë vendit emigrantët e paligjshëm, ka ndërlikuar marrëdheniet mes dy vendeve, sidomos pasi SHBA-të kërkojnë nga Meksika që të pagujnë për ndërtimin e murit.
Përkundër situatës së tensionuar politike, qeveria meksikabe ka shprehur gatishmërinë e saj që t’u dal në ndihmë familjeve të prekura nga uragani Harvey.
Në vitin 2015, Meksika kishte marrë një tjetër mision bamirës për të ndihmuar të prekurit nga uragani Katrina. Në atë kohë, ushtria meksikane dërgoi 200 ushqim, ujë dhe ilaçe./arbresh.info/
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...