Si doli nga burgu vrasësi i gjyqtares

18:57 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Nëse Gjykata e Kavajës dhe më pas ajo e Apelit të Durrësit do t’i kishin qëndruar kërkesës së Prokurorisë, atehërë Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi, do të ishte ende pas hekurave për tentativën e parë që kishte bërë për ta vrarë atë.

Të paktën kjo është ideja që të krijohet kur lexon rekursin që Prokuroria e Apelit të Durrësit ka bërë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e dy vendimeve të Gjykatës së Kavajës dhe të Apelit të Durrësit dhe rritjen e masës së dënimit ndaj Fadilit nga tre në pesë vjet burgim.

Në pjesën argumentuse të rekursit, prokurori, Ferdinand Elezi, e cilëson Fadil Kasemin dhe krimin që ai kishte konsumuar në vitin 2015 si me rrezikshmëri të lartë dhe që meritonin masa dënimi më të larta dhe jo me 3 vjte burg, siç kishin vendosur dy shkallët e para të gjyqësorit.

Madje, në fund të argumentit të rekursit, prokurori nënvizon se Gjykata në dhënien e  vendimit duhet të vlerësojë rrezikshmërinë e veprës penale si dhe rrezikshmërinë e autorit, si dhe të vleresojë rrezikun që i pandehuri pas kryerjes së dënimit mund të kryeje veprat penale për të cilat po gjykohet, ose akoma më të rënda.

Por, mesa duket ky parashikim i prokurorit nuk është parë i tillë nga gjykatat e dy shkallëve të para, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e pati mundësinë ta shqyrtojë këtë rekurs në kohë për t’i shpëtuar jetën gjyqtares Hafizi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme