Eksodi i madh i qytetarëve të Kosovës që ikën në kërkim të një jetë me e mirë, la bosh Kosovën, shkollat, vendet e punës etj.
Mirëpo, ata që migruan për në BE, tashmë po i rikthehen atdheut, disa me zor e disa me qejf.
E si duket azilantëve kosovarë u ka pëlqyer jeta atje.
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në tremujorin e vitit 2017 janë kthyer 2005 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me forcë janë kthyer 1340 apo 65% dhe vullnetarë 665 apo 35 %, shkruan Indeksonline.
Shteti Gjerman prinë ndër shtetet prej të cilave azilantët janë kthyer me forcë, ku gjithsej janë 979, pastaj Zvicra 91, Suedia 74 e kështu me radhë.
Ajo çka dallohet në këtë raport, është numri i madh i kosovarëve që kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia.
Në divizionin e shtetësisë për periudhën Janar-mars 2017 janë marr 1305 vendime për lirim nga shtetësia, prej tyre 1280 pozitive, 25 negative.
Ndërsa, që nga viti 2009 deri në janar të 2017 shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë humbur me shtetësinë me lirim 37823 qytetarë.
Në anën tjetër, numri i atyre që kanë kërkuar të pajisen me shtetësi të Kosovës është i vogël.
Janë gjithsej 148 vendime për fitim të shtetësisë, ku prej tyre 58 pozitive dhe 90 negative dhe 18 kërkesa.
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”