Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi theu urdhrin e mbrojtës të vendosur nga gjykata.
Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se Enea Qëndro, ndaj të cilit kishte urdhër mbrojtjeje pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q.
NJOFTIMI I POLICISË
Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !
Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal. /albeu.com
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...