Njohësit e çështjeve ndërkombëtare konsiderojnë se bisedimet e drejtpërdrejta mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, nuk paraqesin kthesa radikale që do të çonin kah zgjidhja e kontestit për çështjen e emrit, megjithëse thonë se marrëdhëniet e ngushta në frymë pozitive mes dy vendeve fqinje, i hapin rrugë zhbllokimit të procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat e aleancës veri-atlantike.
Këto komente vijnë pas mesazheve të së enjtes në Shkup nga ana e shefave të diplomacive mes dy vendeve, Nikola Dimitrov të Maqedonisë dhe Nikos Kozias të Greqisë, se janë diskutuar modalitet që do të çonin kah zgjidhja e kontestit të çështjes së emrit.
Bekim Kadriu, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se edhe kundrejt faktit të shprehur zyrtarisht nga Athina zyrtare se pa e zgjidhur çështjen e emrit, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO, duke intensifikuar takimet në një nivel mirëbesimi, ky qëndrim mund të modifikohet duke zhbllokuar procesin e integrimit në strukturat veri-atlantike për Maqedoninë.
“Këto kontakte dhe ky vullnet i mirë që ekziston për momentin nga ana e të dyja palëve mund të çojë kah arritja e një kompromisi që do t’i mundësonte Maqedonisë të anëtarësohet në NATO. Për këtë nevojitet pëlqimi i Greqisë ngase anëtarësimi në strukturat veri-atlantike bëhet me konsensus nga ana e të gjitha shteteve anëtare”.
“Pra mund të bëjë një lëshim Greqia që Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën e përkohshme, dhe në të njëjtën kohë Maqedonia të premtojë përkatësisht të japë garanci se do të futet në negociatat më të thella lidhur me ndryshimin e emrit dhe zgjidhjes së këtij kontesti që zgjatë tanimë dy dekada”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Kadriu, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës.
Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e lirë thotë se për dallim nga Qeveria e kaluar është e dukshme angazhimi i Qeverisë së re të Maqedonisë, për të tejkaluar dallimet mes Athinës dhe Shkupit zyrtar rreth kontestit për çështjen e emrit, duke demonstruar gatishmëri për kompromis.
Ai, si shumë të rëndësishme e sheh komunikimin e drejtpërdrejtë të shefave të diplomacive të dy vendeve fqinje.
“Me qëllim që të absorbohen problemet që kanë për bazë kontestin për çështjen e emrit, nëse ndjekim me vëmendje gjuhën diplomatike është evidente se përmirësohet dukshëm klima e raporteve mes dy vendeve, që çon kah debllokomi i procesit integrues për Maqedoninë”.
“Kontaktet e drejtpërdrejta mes dy vendeve kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, raporte këto që dukshëm ishin acaruar si rrjedhojë e politikave të Qeverisë së kaluar. Megjithatë, më duhet të theksoj për zgjidhjen problemit që ka Maqedonia me Greqinë, duhet që Maqedonia të pranohet si partner i barabartë nga Greqia”, thotë Gaxhovski
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ditë më parë tha se nga negociatori ndërkombëtar për çështjen e emrit Metju Nimic, pret propozime të reja që do të çonin kah një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët, ajo maqedonase dhe greke.
Përderisa, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare megjithatë theksojnë se për të arritur deri tek pika që dy vendet të arrijnë për çfarëdo ujdie për të tejkaluar kontestin për çështjen e emrit, përpos krijimit të marrëdhënieve të mira diplomatike mes dy vendeve fqinje, nevojitet dhe një angazhim i drejtpërdrejtë i faktorit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...