Italia ka mbetur pa qendërmbrojtësin Giorgio Chiellini, i cili nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhme kualifikuese për Kupën e Botës.
Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se Giorgio Chiellini ka lënduar nyjën e këmbës së djathtë dhe është kthyer në Torino.
“Giorgio Chiellini nuk do të jetë gati për trajnerin Ventura për dy ndeshjet e ardhme të Italisë ndaj Spanjës dhe Izraelit”, thuhet në njoftimin e federatës italiane.
“Pas testeve të kryera del se mbrojtësi i Juventusit ka lënduar nyjën e këmbës së djathtë, duke u kthyer kështu në Torino për të filluar procesin e rikuperimit.
Italia me 2 shtator do të luajë ndaj Spanjës në Santiago Bernabeu, ndërsa me 5 shtator ndaj Izraelit. /Express/
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...