Google ADS

Veliaj: Xhamia e re, hapësirë për besimtarët dhe qytetin

11:05 | 1 Shtator 2017
L G

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi Komunitetin Mysliman Shqiptar për festën e Kurban Bajramit.

Veliaj bëri me dije se puna për ndërtimin e xhamisë së re po ecën mirë dhe se ajo do të hapet vitin e ardhshëm.

“Xhaminë do e hapim pas një viti dhe komuniteti mysliman do të ketë një hapësirë për besimtarët, por kjo xhami do të jetë hapësirë edhe për qytetin. Pranë xhamisë do të jetë një muze unik për bashkëjetesën fetare. Harmonia fetare nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të kurohet”, deklaroi Veliaj.

Më tej, Veliaj shtoi se “Bashkia e Tiranës do të jetë në qendrat sociale gjithë ditën për të shpërndarë për njerëzit në nevojë vaktet e Bajramit”.

“I ftoj qytetarët që me të njëjtën mirësi që funksionojnë sot, të funksionojnë përditë. Ne si qytet mundohemi që të jetojmë çdo ditë me këtë mision”, theksoi Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme