Google ADS

 Veseli: Kubran Bajrami jep mesazh paqeje dhe dashurie mes njerëzve

10:22 | 1 Shtator 2017
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman kudo në botë për festën e Kurban Bajramit.

Veseli gjatë vizitës së tij Në Bashkësinë Islame  të Kosovës (BIK), tha se në ditë të mëdha sic është Kurban Bajrami duhet të kujtohen njerëzit që nuk janë në mesin tonë dhe që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.

“Uroj paqe, dashurisë, dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Ky është edhe ajo çfarë bashkëbiseduam edhe me udhëheqësit e BIK-ut. T’i përkujtojmë ata që nuk i kemi në mesin tonë. Ata që bën sakrificë që ne të jemi këtu ku jemi. Si komb, si shtet të ecim përpara. Kemi edhe shumë punë për të bërë”, u shpreh Veseli./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme