Beteja për demarkacionin

07:30 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Një vit më parë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, posa ka filluar seanca e Kuvendit ka tërhequr nga shqyrtimi dhe votimi parlamentar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për arsye të ndryshme.

Ndër kryesoret ishin mungesa e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, çka i pamundësonte koalicionit të siguronte 80 votat e nevojshme për ratifikim, si dhe kundërshtimet e ashpra të opozitës dhe kujdesi i treguar i kryeministrit për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në vend.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në Kosovë po shihet nga dy perspektiva. E para, ajo e koalicionit qeverisës, sipas së cilës, kjo është një marrëveshje të drejtë sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe është e domosdoshme për fillimin e zbatimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Por, pavarësisht se pas këtij “dështimi” u tha disa herë se Demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend, një gjë e tillë nuk po ndodhi.

Kjo pasi që koalicioni qeverisës nuk po arrin t’i sigurojë numrat e mjaftueshëm për ta ratifikuar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme