Një anije mallrash është ndarë në dy pjesë ndërsa lundronte në Detin e Zi. Anija mongoliane, e gjatë 114 metra, ishte në afërsi të Stambollit kur papritmas u thye.
Për fat të mirë, ekuipazhi prej 11 personash që ishte në bord u shpëtua nga autoritetet turke dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjeksore.
Rimorkio arriti që të tërheqë në breg vetëm gjysmën e anijes ndërsa pjesa tjetër u la të zhytet në det.
Mediat turke raportojnë se anija ishte prodhur 42 vite më parë dhe po lundronte drejt Tuzlës në Stamboll, ironikisht për tu riparuar.
https://www.youtube.com/watch?v=45O4zQVqyJs
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...